Gjyqtares Majlinda Andrea i heqin automjetin zyrtar dhe i ngrinë pagën
Gjyqtarja Majlindja Andrea, ndaj së cilës prokuroria ka nisur një hetim si e dyshuar për korrupsion, bëhet me dije se ajo nuk do të përdorë automjetin me targa zyrtare të gjykatës. Ajo nuk do të përdorë as shoferin e vënë në dispozicion nga gjykata dhe as nuk do të marrë pagë dhe nuk do të ketë asnjë përfitim që rrjedh nga posti i gjyqtares.
Bëhet e ditur se në vendimin e pezullimit të gjyqtares Andrea, është kërkuar nga stafi i sigurisë dhe administratës së gjykatës që në rast të paraqitjes së saj në gjykatë të mos lejohet të futet brenda.
Gjyqtarja Andrea e cila dyshohet se mori 50 mijë euro për një vendim gjyqësorë mos pranim rekursi për pronën e Ilia Cabirit dhe Eleni Linos në Butrint u rikthye të hënën nga Italia ku dyshohet se tashmë atje fshihet burri i saj.
KOHA JONË SONDAZH

