Gjyqtari i “Dosjes 339” jep dorëheqjen
Gjyqtari i Gjykatës së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Fran Prendi ka dhënë dorëheqjen.
Mësohet se Këshilli i Lartë Gjyqësor ka pranuar kërkesën për dorëheqje nga posti të Fran Prendit dhe prej datës 30 tetor, ai nuk ka më funksionet e gjyqtarit.
Prendi ka qenë gjyqtari i seancës paraprake për shqyrtimin e “Dosjes 339”. Ai ka dhënë vendimin për Fadil Kasemin që vrau bashkëshorten gjyqtare, Fildez Hafizi.
Gjithashtu, Prendi ka dënuar në shkallë të parë edhe anëtarët e grupit të Emiljano Shullazit.