Gjyqtari Ilir Çeliku jep dorëheqjen
Aktualitet E Premte, 14 Maj 2021 14:55
Një tjetër gjyqtar ka dhënë dorëheqjen. Këtë herë është kreu i gjykatës së Apelit të Vlorës, që ka dhënë dorëheqjen nga detyra.
Bëhet fjalë për gjykatës Ilir Çeliku, i cili ka njoftuar dorëheqjen nga detyra mesditën e sotme.
Para tij kanë dhënë dorëheqjen edhe 2 gjyqtarë të tjerë dhë një prokuror.
Sot kanë dhënë dorëheqjen gjyqtarja e Gjykatës së Lartë, Mirela Fana dhe gjykatësi i Elbasanit, Ilir Pasha.

