Gjyqtari që i dha vulën e PD, Berishës, shkarkohet nga Vettingu!
Agron Zhukri u bë i njohur publikisht si gjyqtar për shkakun e vetëm se në pranverën e vitit 2022 vendosi ti jap vulën dhe emrin e PD, pikërisht Sali Berishës.
Lulzim Basha e kishte vulën, por Agron Zhukri ia hoqi me vendim gjykate. Si shpagim duket se Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi sot gjyqtarin e Tiranës, Agron Zhukri.
Kështu e interpreton PD e Berishës sot vendimin e shkarkimit të gjyqtarit që guxoi të dilte kundër krejt pushtetit, ndërkombëtarëve dhe një pjese të opozitës e cila bashkëpunonte me qeverinë e PS.
Sipas gjyqtarit Zhukri, deputeti Basha nuk e kishte mandatin dhe përfaqësimin për të marrë drejtimin, vulën dhe emrin e PD.