Gjyqtarit iu publikuan përgjimet në ditën e dasmës së vajzës

Kreu i Gjykatës së Gjirokastrës Guximtar Boçi ka rreth 3 vjet në këtë detyre. Ai është 53 vjeç dhe babai i dy vajzave në moshë madhore. Burime për BalkanWeb pohuan se sot Boçi hapte dasmën për vajzën e tij të dytë.

Ndërsa e madhja gjithashtu punon në një institucion shtetëror. Boçi ka qenë gjyqtar i Gjykatës së Shkallës së Parë për më shume se 20 vjet.

Në tetor të vitit 2013 dhe korrik 2014, Guximtar Boçi ishte një prej gjyqtarëve të vlerësuar profesionalisht nga KLD.

Emisioni investigativ “Stop” në TV Klan ka transmetuar mbrëmjen e sotme audion e përgjimeve të këtij skandali, ku për herë të dytë, sistemi i drejtësisë tronditet seriozisht.

Kryetari i Gjykatës së Gjirokastrës kërkon favore seksuale nga një grua, në këmbim të vendosjes së drejtësisë për çështjen e saj në gjykatë.

Historia e ngjarjes nisi pas një procesi gjyqësor që një zonjë kishte me Gjykatën e Gjirokastrës. Zonja kishte një njohje të mëparshme nga i ati, për këtë arsye, ajo shkoi ta takojë. Sigurisht, gjykatësi i propozoi një zgjidhje, por të një natyre tjetër nga ajo ligjore. Thjesht i kërkoi një favor seksual në shkëmbim të zgjidhjes së problemit të saj.

Boci i tha zonjës se nëse ajo i plotëson këtë kusht, ai do t’ia zgjidhte problemin që e çonte në dyert e kësaj gjykate. Ndërsa, zonja i thotë unë nuk mund ta bëj një gjë të tillë. Kurse gjykatësi ia kthen se ka gjithmonë njëherë të parë dhe të dytë.

Pamjet tregojnë edhe takimin mes gjykatësit dhe zonjës në një kafe në qytetin e Gjirokastrës, ku Guximtari pas një dialogu të shkurtër i thotë; po mu afrove më afër do të puthë. Balkanweb.com

Përgjimet, Krimet e Rënda nisin hetimin për Kreun e Gjykatës Gjirokastër

Gjyqtari që kërkon seks quhet Guximtar Poçi në Gjirokastër

SHKARKO APP