Gjyqtarja Majlinda Andrea kthehet nga Italia, pa bashkëshortin

Gjyqtarja e Gjykatës së Lartë Majlinda Andrea është kthyer nga Italia, por pa bashkëshortin e saj Odhise Andrea. Ajo është pezulluar nga detyra vetëm pak ditë më parë, pasi mori 50 mijë Euro për të dhënë një vendim për një tokë në Sarandë në favor të tre personave.

Bashkëshorti i saj Odhise Andrea, që është këshilltar në Komisionin e Sigurisë Kombëtare pranë Kuvendit, është gjithashtu i përfshirë. Ndaj tij është vendosur masa e sigurisë arrest me burg në mungesë.

Gjyqtarja Majlinda Andrea u largua nga Shqipëria pak para se policia të ekzekutonte vendimet, por ndaj saj nuk ka masë arrest me burg. Gjyqtarja vetëm është pezulluar nga detyra. Andrea u kthye nga Italia me tragetin e linjës Bari-Durrës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?