Gjyqtarja “50 mijë euroshe”, sekuestrohen llogaritë e bashkëshortit të saj
Gjykata e Larta ka pranuar mesditën e sotme kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme për vendosjen e sekuestros preventive mbi disa llogari bankare të shtetasit Odhise Andreas, bashkëshorti i gjyqtares Majlinda Andrea, e akuzuar për korrupsion.
Llogaritë bankare të sekuestruara kanë vlerën 50 mijë euro, e njëjtë me shumën që dyshohet se ka marrë gjyqtarja Andrea për dhënien e një vendimi në favor të njërës palë.
Shumën e parave gjyqtarja e ka marrë përmes bashkëshortit të saj. Mësohet se llogarite bankare te bllokuara gjenden ne dy banka te nivelit te dyte.
KOHA JONË SONDAZH

