Gjysh për herë të dytë”, presidenti i Yldon Media Group, Ylli Ndroqi, merr dhuratën më të bukur për ditëlindje

Dy gëzime në një ditë. Për familjen Ndroqi sot ishte një ditë speciale. Presidenti i Yldon Media Group, Ylli Ndroqi, ndërsa hyri në një vit të re jete u bekua dhe me ardhjen në jetë të mbesës së dytë, Zaela.

Djali i tij Redoni dhe bashkëshorja Miriam u bënë prindër për herë të dytë pas gëzimit të parë Diorës.

Emocionet për moment të rëndësishëm, zoti Ndroqi dhe bashkëshorja e tij Mimoza i ndanë me miqtë e tyre në rrjetet sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Dy gëzime në një ditë.Jeta e fati më kanë dashur, por edhe sfiduar, kam qeshur e qarë me shpirt, kam lumturuar e luftuar, por në gjithçka kam mundur të bëj krenaria ime, arritja më e madhe është familja që së bashku me Yllin kemi krijuar.Dhe nga sot imja është edhe më e madhe, më e bekuar me ardhjen në jetë të Zaelës, engjëllit të bukur që për ta bërë edhe më sublime buzëqeshjen e saj të parë kësaj bote vendosi të na surprizojë në ditën e lindjes së gjyshit të saj, shokut tim të jetës, babait të dy djemve si drita, njeriut të paepur në krye të punëve gjithnjë e më të vështira mes stuhish të egra.Zoti na dha shenjën e një mrekullie qysh se Mariami na gëzoi me lajmin se priste vajzën e dytë pas Diorës së shtrenjtë, Zoti e vulosi mrekullinë me dy gëzimet në një ditë. Bekuar qoftë ky 11 mars që do na kujtojë ngahera sa me fat jemi për rrënjët dhe trashëgimtarët që kemi. Gëzofshi Zaela e Ylli im i shtrenjtë! Familja, aty ju jeta nis e dashuria kurrë nuk shteron, aty është zemra e shpirti im” shkruan zonja Ndroqi në facebook.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?