Gjyshja nuk i mban lotët: Nxënësit nuk helmohen për herë të parë

Helmimi i disa nxënësve në shkollën “Janaq Kilica” në Fier, ka shkaktuar mjaft shqetësim në qytet. Nxënësit kanë ndjerë shqetësime shëndetësore si të vjella, marrje mendësh dhe dridhje trupi pas hedhjes së një gazi që është shpërndarë në katin e parë dhe të tretë. Ata janë nxjerrë jashtë me urgjencë nga mësuesit, por pasi kanë mësuar se çfarë ndodhi, dhjetra prindër kanë shkuar në hyrje të shkollës duke mos fshehur frikën dhe shqetësimin.

Intervista 1

Prindi: Javën e parë kanë qënë dy nxënës na thanë, tani kanë ardhur të gjithë në spital. Janë nga kati parë dhe kati i tretë.

Keni femijën atje?

Prindi: Po kam fëmijën, është viti i tretë.

Çfarë ju thanë herën e fundit?

Prindi: Nuk na thanë asgjë. Bëjnë eksperimente atje. Të thonë të vërtetën çfarë po ndodh. Dua nga shteti të më sigurohet fëmija.

Keni frikë?

Prindi: Po kam, nuk do ta dërgojë më fëmijën në shkollë

Thuhet se një nga nxënësit ka hedhur një spraj? Ka ndodhur herë tjetër kjo?

Prindi: Po, para një jave.

Përveç javës së kaluar ka patur situata të tjerë?

Prindi: Po nga java në javë, e njëjta histori. Prapë fëmijët i hedhin?

Kush i ka hedhur?

Prindi: Duhet ta gjejë shteti. Jam shumë i shqetësuar për fëmijën. Me zor po e rris. Jam duke punuar për ta.

Intervista 2

Ka probleme fëmija juaj?

Prindi: Jo nuk ka deri tani. Më tha që e nxorrën mësuesit me shpejtësi jashtë.

Intervista 3

Vajza është brenda në urgjencë?

Prindi: Po brenda, nuk na kanë lënë ta shohim.

Çfarë të tha?

Prindi: Jamn mirë thotë, por s’na lenë të shohim.

Keni frikë?

Prindi: Po normal që kemi frikë.

Po çfarë thonë, nga se janë helmuar?

Prindi: Gas thonë, nuk e dimë tamam.

/Abcnews/

SHKARKO APP