Gjysmë ton drogë nga Shqipëria kapet në Gjermani, pranga 61-vjeçarit serb

Një sasi prej 550 kilogramë marijuanë është sekuestruar në Gjermani dhe dyshohet se vinte nga Shqipëria. Mediat gjermane raportojnë se kjo është sasia e dytë më e madhe e sekuestruar në vitet e fundit, pas 625 kg të kapur në 2013.

Nëse sasia e drogës do të hidhej në treg do të kapte vlerën e 5 milionë eurove, ndërkohë droga ishte e një cilësia shumë të mirë.

Mynihu ka qenë vetëm një qytet transit, pasi sipas doganierëve dhe policisë droga e madhe do të dërgohej në Hamburg.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në pranga është vendosur shoferi 61-vjeçar i kamionit ndërsa ende nuk ka të dhëna për persona të tjerë. Ndaj 61-vjeçari serb rëndon akuza e importit të drogës në sasira të mëdha, akuza e cila e rrezikon atë deri në 2 vite burg.

Swiss Digital Mobile Reklama

Hetimet për këtë rast po vazhdojnë, për të zbuluar të gjithë rrjetin të përfshirë në këtë trafik droge.

Gjermania është një vend transit, por edhe destinacion i lëndëve narkotike. Zyrtarë të policisë gjermane thane se në dy vitet e fundit, 2015 dhe 2016 sasia e drogës se konfiksuar është rreth 6 ton. Ndërsa pritet të ketë një rritje në 2017.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?