Gledis Nano në garë për drejtuesin e ri të BKH
Kjo e premte përkon me afatin e fundit për të dorëzuar aplikimet për postin e drejtuesit të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Në mesin e kandidatëve është edhe ish-drejtuesi I Policisë së Shtetit, Gledis Nano.
Në total janë paraqitur katër kandidatë, mes të cilëve edhe Gledis Nano. Kujtojmë se Nano e ka ushtruar detyrën e drejtuesit të Policisë së Shtetit për vetëm 10 muaj, nga tetori 2021 në gusht 2022.
Nano u shkarkua me vendim të Këshillit të Ministrave, më 31 gusht 2022, me argumentin se nuk kishte përmbushur objektivat e në krye të detyrës dhe vendin e tij e zuri Muhamet Rrumbullaku.
Aktualisht në krye të BKH-së ndodhet Aida Hajnaj, të cilës i mbaron mandate në datën 31 gusht të këtij viti. Komisioni i përzgjedhjes së kandidaturave përbëhet nga kreu i SPAK, Altin Dumani dhe prokurorët e posaçëm Arben Kraja dhe Behar Dibra.
KOHA JONË SONDAZH

