Godina e krisur, deputeti: Shkolla rrezikon jetët e nxënësve

Shkolla e mesme në Qukës rrezikon të shembet e si pasojë rrezikon dhe jetën e nxënësve. Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi ka publikuar disa foto në facebook, të mureve të shkollës, e cila shihet se është në gjendje shumë të mjerueshme.

Postimi i plotë

SHKOLLA E RREZIKUAR

Swiss Digital Desktop Reklama

Shkolla e mesme e bashkuar në Qukës, Librazhd rrezikon seriozisht jetën e nxënësve.
Çarjet dhe krisjet e godinës janë evidente dhe mësimi këtu as nuk duhet të kishte nisur, pasi rreziku i saj ka qenë i konstatuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por askush nuk u kujtua të ndërhynte për ta riparuar. Prindërit e mësuesit sot hezitojnë të fusin fëmijët në klasa.

Para një viti doli nga funksioni dhe godina ngjitur e po kësaj shkolle. Tani 420 nxënës rrezikojnë qiellin e hapur dhe dështimin e procesit mësimor. Ministria rri e vëzhgon, duke ia lënë topin në derë vetëm pushtetit lokal”, shkruan Boçi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?