Goditet banda shqiptare në Greqi. 8 persona në pranga, mes tyre 4 femra

Goditet ne Greqi një bande shqiptarësh që vidhnin skafe. Operacioni i policisë greke është zhvilluar në Patra, Agrinjo, Astako dhe Ksiromero Aitiloakarnania.

Sipas policisë, në pranga janë vënë 8 shtetas shqiptarë, 4 meshkuj dhe 4 femra. Nga hetimet ka rezultuar se grupi kriminal dyshohet per 10 vjedhje dhe 2 tentativa vjedhje skafesh, 21 vjedhje motora skafesh, 3 vjedhje magazinash, 2 vjedhje trailer transporti skafesh, 4 vjedhje neper automjete, 8 vjedhje kafshësh me në total 55 qengja.

Sendet e vjedhura grupi kriminal i conte në Shqipëri duke i kaluar nga dogana me dokumenta te falsifikuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Veprimtarine e tyre e pezulloi përkohësisht situata me COVID-19, pasi kreu i grupit nuk mundi te hynte për një periudhë nga Shqipëria ne Greqi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjate kesaj periudhe një pjesë e grupit u mor me grabitje kafshësh ndërsa një pjesë tjetër shfrytëzonin për prostitucion një vajzë të mitur. Për këtë të fundit janë në kërkim edhe dy shtetas të tjerë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?