Goditet baza e prostitucionit në Fier, dy tutorët e tre vajza në pranga

 Një bazë prostitucioni është goditur nga policia e Fierit gjatë mëngjesit të ditës së sotme. Dy tutorë të disa vajzave që përdoreshin për prostitucion, Arbri Ahmetaj dhe Aranit Toromani, pas aksionit  përfunduan në pranga. Por bashkë me ta, janë prangosur edhe tre femra të cilat ushtronin prostitucion. Vajzat e arrestuara, sipas policisë, paguheshin nga 3 mijë lekë deri në  15 mijë lekë (të rinj). Ndërkohë, gjatë operacionit policia ka identifikuar dhe proceduar në gjendje të  lirë edhe tetë klientë të tyre. Hetimet kanë nisur për të zbardhur rolin e secilit nga të arrestuarit, pas këtij operacioni që çoi pesë vetë në pranga.

SHKARKO APP