Një grup italo – shqiptar që shiste drogë në disa qytete të Italisë është goditur në shtetin fqinj. Bëhet fjalë për 22 të arrestuar dhe 18 në masë sigurie “arrest shtëpie”.
Grupi italo-shqiptar drejtohej nga një Italian dhe sipas akuzave sillte kanabis nga Spanja dhe kokainë nga Shqipëria.
Operacioni u kodua ‘Familja dhe miqtë!’ Grupi trafikoi 660 kg drogë nga vitit 2019 dhe qarkullonin 15 mln € në vit.