Goditet për shkak të detyrës drejtori i Ujësjellësit në Fushë-Arrëz
Është goditur për shkak të detyrës drejtori i Ujësjellësit të Fushë-Arrësit, Anduel Gjinaj.
Lajmi bëhet i ditur nga News24, teksa theksohet se ka qenë vetë Gjinaj, që ka bërë denoncimin në Polici dhe në Prokurorinë e Pukës.
“Jam goditur nga shtetasi M. Q., për shkak të detyrës. Shtetasit M. Q. i shkëputa një linjë uji të paligjshëm”, mësohet të ketë thënë Gjinaj, në denoncimin e tij.
Mësohet nga mediat se drejtori i Ujësjellësit është goditur para institucionit që ai drejton.