Goditi me mjete të forta nënë e bir në Korçë, arrestohet 34-vjeçari
Një 34-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se ka goditur me mjete të forta dy persona, nënë e bir, duke i shkaktuar lëndime në trup.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Libonik në Maliq të Korçës, ndërsa në pranga ka përfunduar shtetasi B.R., 34 vjeç.
Gjatë një konflikti për motive të dobëta, ky shtetas ka goditur me sende të forta shtetasin E. M., 31 vjeç dhe nënën e tij shtetasen Gj. M., 73 vjeçe, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.
Pas arrestimit të 34-vjeçarit, materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.