Goditi me thikë prostitutën shqiptare, prangoset autori në Itali

Policia italiane njoftoi se ka arrestuar ditën e djeshme, shqiptarin Robert Cerpja, i akuzuar për  dhunë.

Mësohet se 42-vjeçari akuzohet se në gusht të vitit 2013 ka qëlluar me sprajt djegës në fytyrë dhe disa herë me thikë një prostitutë bashkë-atdhetare në qytetin e Xhenoas.

Direkt pas kësaj ngjarjeje Robert Cerpja u largua nga Italia dhe u kthye në Shqipëri.

Që atëherë 42-vjeçari ka qenë në kërkim.

Ai u arrestua ditën e djeshme nga karabinierët në momentin kur po dilte nga hoteli i tij në Sampierdarena.

SHKARKO APP