Goditi mjekun e spitalit të Laçit me levë, në pranga një 26-vjeçar

Një 26 vjeçar është arrestuar mbrëmjen e djeshme pasi ka goditur me levë në kokë mjekun e spitalit të Laçit. Policia e Lezhës njoftoi se personi i arrestuar është Ergys Prelaj, 26-vjeç, banues në lagjen “Demokracia”, Mamurras, Kurbin. – “Arrestimi i tij u bë pasi, më datë 28.04.2015 ka goditur me mjet të fortë levë, mjekun e spitalit të Laçit, shtetasin N.G, duke i shkaktuar dëmtime të lehta në dorë dhe kokë” thuhet në njoftimin për shtyp të policisë. Ky shtetas pasi ka goditur mjekun, është larguar në drejtim të Mamurrasit me mjetin e tij tip “Renault” me targa AA917EM, të cilin e drejtonte pa dëshmi. Po sipas policisë ky shtetas nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë për të ndaluar dhe u bllokua në Thumanë të Krujës. Gjithashtu Ergrys Prelaj rezulton i dënuar më parë në Itali për vjedhje banesash.

SHKARKO APP