Godole për kryesinë e PD-së së Alibeaj: Të shkrijë partinë ose të dorëzojnë vulën te Berisha

Anëtarja e kryesisë së Partisë Demokratike, Jonila Godole, thotë se një parti që nuk nxjerr dot 61 kandidatë, duhet të vlerësojë me seriozitet misionin e saj. Ajo i bëri thirrje Alibeajt, që të shkrijnë këtë forcë politike ose të dorëzojnë vulën tek Berisha.

”Një parti që nuk mundet të gjejë 61 kandidatë të denjë për të konkuruar, është një parti që jo vetëm nuk ka kryer detyrat e shtëpisë, por duhet të shohë me seriozitet misionin e saj. Ose shkohet me 61 kandidatë, ose duhen gjetur arsyet përse këto kandidatë nuk janë aty.

Unë nuk kisha ide se si ishte gjendja në PD, përpara se të shkoja në mbledhjet e kryesisë. Nuk shihja gjatë vitit të fundit një angazhim nga lidershipi që të mblidheshim dhe të organizoheshim. Vetë kam kërkuar të mblidheshim dhe të takoheshim. Zgjedhjet i shoh si diçka shumë serioze. Mendova se do na sillnin dosje të kandidatëve, dhe do të kishte 2-3 kandidatë për të zgjedhur më të mirin.

Unë mendoj ose do të shkosh në zgjedhje, me 61 kandidatë, si një forcë politike serioze, ose pastaj mund të shkrihet partia. Shkrijeni partinë ose bëni koalicion të hapur me Fotloren, jepeni atë vulën, sepse kjo nuk mund të jetë parti që shkon kështu në zgjedhje”,-tha në ”MNC TV”.

SHKARKO APP