Gogu: Të rritet siguria noteriale në aktet e pronësisë

Në fokus të reformave në sistemin e drejtësisë mbetet rritja e sigurisë juridike për qytetarët. Këtë mesazh përcolli Toni Gogu gjatë pjesëmarrjes në Asamblenë e Noterisë, ku theksoi nevojën për përmirësime konkrete në cilësinë dhe besueshmërinë e akteve noteriale në vend.

Ministri i Drejtësisë ngriti shqetësimin se një pjesë e konsiderueshme e kontratave përfundojnë në procese gjyqësore, ndonëse ato duhet të ofrojnë garanci të plotë që në momentin e nënshkrimit dhe vulosjes nga noteri. Sipas tij, kjo situatë tregon qartë se sistemi ka hapësirë për përmirësim.

Gogu nënvizoi se prioritetet institucionale do të përqendrohen në forcimin e sigurisë për aktet e pronësisë, rritjen e transparencës mbi tarifat noteriale dhe krijimin e lehtësive për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në thelb të këtyre reformave, sipas ministrit, qëndron qytetari dhe nevoja për t’i thjeshtuar procedurat ligjore. Ai theksoi se sistemi duhet të ofrojë më pak burokraci dhe më shumë zgjidhje praktike për publikun.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Qytetari nuk ka nevojë për një proces ligjor më shumë, por për një hall më pak”, u shpreh ai, duke përmbledhur qasjen që synon të ndjekë institucioni që ai drejton.

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona dhe teksti

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?