FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Google Maps do ta ndryshojë emrin e “Gjirit të Meksikës” në “Gjirin e Amerikës”

Shërbimi i hartave dixhitale dhe navigimit Google Maps do ta ndryshojë emrin e “Gjirit të Meksikës” në “Gjirin e Amerikës”, sapo të përditësohet në Sistemin e Emërtimeve Gjeografike të Shteteve të Bashkuara, njoftoi kompania të hënën me një postim në rrjetin X.

Ky ndryshim do të bëhet për përdoruesit në Shtetet e Bashkuara, por emërtimi do të vazhdojë të jetë “Gjiri i Meksikës”, për përdoruesit në Meksikë. Për personat që nuk gjenden në këto dy vende, do të shfaqen të dyja emërtimet.

Departamenti i Brendshëm i administratës së Presidentit Trump tha të premten se e ka ndryshuar zyrtarisht emrin e Gjirit të Meksikës, në Gjirin e Amerikës, si dhe malin Denali të Alaskas, në Malin McKinley.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shërbimi Google Maps, që është në pronësi të kompanisë Alphabet (Google), do ta bëjë ndryshimin edhe për Malin McKinley.

Swiss Digital Mobile Reklama

Presidenti Donald Trump urdhëroi ndryshimin e emrave, në vazhdën e një serie urdhërash ekzekutivë, disa orë pasi mori detyrën një javë më parë, duke përmbushur kështu premtimet e bëra gjatë fushatës.

“Siç është udhëzuar nga Presidenti, Gjiri i Meksikës do të njihet tashmë zyrtarisht si Gjiri i Amerikës dhe maja më e lartë e Amerikës së Veriut do të mbajë sërish emrin Mali McKinley”, u shpreh në një deklaratë javën e kaluar Departamenti i Brendshëm./VOA/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?