FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Grabitën me armë një çift turistësh gjermanë në Shkodër, arrestohet 16-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori, 2 të tjerë nën hetim

Policia e Shkodrës ka zbardhur grabitjen me armë të një çifti turistësh gjermanë, të cilëve iu morën 500 euro rreth tre javë më parë në aksin rrugor Domen–Postribë.

Në kuadër të operacionit të koduar “Rest time”, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda arrestuan një 16-vjeçar, ndërsa nisën procedimin penal në gjendje të lirë ndaj dy të rinjve, 27 dhe 20 vjeç. Një bashkëpunëtor i katërt është shpallur në kërkim.

Sipas hetimeve, ngjarja ka ndodhur gjatë natës së 9 qershorit 2026, kur katër të dyshuarit kanë kanosur me armë zjarri dy shtetas gjermanë, bashkëshortë, të cilët ndodheshin në automjetin e tyre në aksin Domen–Postribë, duke u marrë 500 euro.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia bën me dije se operacioni është rezultat i hetimeve intensive për zbardhjen e rasteve të vjedhjeve dhe grabitjeve në qarkun e Shkodrës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë, vijon puna për lokalizimin dhe arrestimin e personit të shpallur në kërkim, si edhe për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?