Grabiten me armë paratë e makinës transportuese të sigurisë në rrugën Tiranë-Durrës

 

Një grabitje spektakolare ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, teksa një makinë e Sigurisë ishte duke përshkuar aksin rrugor. Grabitësit kanë marrë me armë paratë dy efektivëve që transportonin paratë e një kompanie celulare në vend.

Dy persona të armatosur dhe të maskuar ishin duke udhëtuar me automjetin e tyre me targa AA862KK, pas planit që kishin organizuar për grabitjen. Ata, kanë ndaluar në rrugë,  kanë kanosur me armë drejtuesin e mjetit i cili është detyruar të ndalojë makinën që transportonte paratë me tarfa AA836JH.

Menjëherë kanë shpartalluar dyert e makinës ku kanë marrë një sasi të konsiderueshme parash. Më pas, ata janë larguar me makinën e tyre, të cilës i kanë vënë flakën në rrugën dytësore. Ende nuk dihet sasia e parave të grabitura, por policia po heton në vendngjarje gjithë dinamikën dhe është duke biseduar me kompaninë për të llogaritur paratë e grabitura.

SHKARKO APP