Grabitësi i karburantëve shërbente në parlament si gardist

21-vjeçari që ishte kthyer në tmerrin e karburanteve të Tiranës është përjashtuar nga Garda e Republikës, pas arrestimit ditën e djeshme.

Gerlado Guci, mësohet se ishte në periudhë prove dhe nuk ishte pajisur me armë nga Garda. Gazeta “Panorama” shkruan sot se si pjesë e Gardës së Republikës, 21-vjeçari Guci po e bënte praktikën pranë Parlamentit.

Ai ishte pranuar në radhët e Gardës në korrik të këtij viti dhe ishte në periudhë prove. Për këtë arsye, ai nuk ishte pajisur me armë si punonjës i Gardës, bëri të ditur dje Ministria e Brendshme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?