Grabitësi i vrarë 1.73 i gjatë dhe 30 vjeç, morgu mbushet me njerëz

Nuk dihet ende se kush është grabitësi që mbeti i vrarë në grabitjen e ndodhur në pistën e aeroportit të Rinasit. Ai nuk ka pasur kartë identiteti me vete.

Fotoja i është bërë në vendin e ngjarjes grabitësit teksa mbeti i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë. Trupi i tij ka mbërritur në morgun e Tiranës dhe tashmë do t’i nënshtrohet autopsisë. Ai ka marrë një plumb në kokë. Ndërkohë do t’i bëhen analizat e ADN-së përmes gjurmëve të gishtërinjve për të mësuar identitetin e tij. Pranë morgut të Tiranës kanë mbërritur shumë familjarë, persona që dyshojnë se i vrari mund të jetë i afërm i tyre.

Autori i veshur si komando mbeti i vrarë në një rrugë dytësore rreth 2 kilomtra nga pista e Rinasit, në tentativë për tu arratisur bashkë me grabitësit e tjerë bashkëpunëtorë. Ata u larguan me furgon dhe nga shkëmbimi i zjarrit me policine mbeti i vrarë njëri prej tyre ende i paidentifikuar. Ata kanë zbritur nga furgoni dhe janë larguar me vrap në këmbë me thasët me para, derisa të mbërrinin në një tjetër automjet që i priste. Grabitesi i mbetur i vrare eshte 1.75 cm i gjate, rreth 30 vjeç.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?