Grabitet banka në Tiranë, reagon Policia: Autori u fut i armatosur

Një bankë e nivelit të dytë pranë stadiumit “Dinamo” në Tiranë është grabitur, ku dyshohet se autorët kanë qenë të armatosur.

Në reagimin e policisë thuhet se një shtetas i maskuar ka hyrë në ambientet e bankës dhe nën kërcënimin e armës ka marrë një shumë parash.

Njoftimi i Policisë: 
Rreth orës 12:26, në rrugën “Gjin Bue Shpata”, një shtetas i maskuar ka hyrë në ambientet e një banke dhe, dyshohet se në kërcënimin e një sendi në dukje armë, ka marrë një shumë parash.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, janë ngritur pika kontrolli dhe janë orientuar të gjitha shërbimet policore, për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorit dhe dokumentimin e rastit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?