Grabitet dhe qëllohet në kokë me pistoletë 22-vjeçari

Një i ri është goditur me pistoletë dhe më pas është grabitur. Ngjarja ka ndodhur në Tiranë, në rrugën “3 Dëshmorët”. Sipas burimeve të policisë bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm, ku i riu me inicialet J. K., është ndjekur dhe qëlluar me qytën e pistoletës në kokë.

Më pas, personat ende të paidentifikuar, e kanë grabitur të riun, duke i marrë telefonin dhe një varëse floriri që kishte në qafë.

22-vjeçari me inicialet J. K., tashmë ndodhet në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa burime nga policia thanë se janë duke punuar për identifikimin e autorëve të kësaj grabitjeje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?