Grabitet dyqani i celularëve në Vlorë
Aktualitet E Premte, 5 Mars 2021 10:22
Një dyqan celularësh në qytetin e Vlorës është grabitur gjatë natës së djeshme.
Hajdutët kanë thyer xhamin dhe më pas kanë hyrë brenda duke marrë 13 aparate celularë.
Dyqani është i pajisur me kamera sigurie dhe është i lokalizuar në qendër të qytetit bregdetar.
Grupi hetimor dhe policia kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin e autorëve.