Grabitet me armë dega e FiBank në Tiranë

Një tentativë për grabitje me armë zjarri ka ndodhur në një bankë të nivelit të dytë në Tiranë.

Autori i dyshuar ka hyrë në bankën e nivelit të dytë në zonën e ish-parkut të autobusëve, i pamaskuar, teksa për t’i frikësuar punonjësit në mënyrë që t’i jepnin paratë, ai ka shtënë me armë në dysheme. Ai ka arritur të marrë një shumë parash nga arka, por është arrestuar sapo ka dalë nga banka.

Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka pasur asnjë të lënduar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ngjarja ka ndodhur në zonën e ish-Parkut të Autobusëve në degën e FiBank.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Rreth orës 11:15, në Rrugën e Kavajës, shtetasi B. F., rreth 58 vjeç, dyshohet se ka hyrë në ambientet e një banke, me qëllim vjedhjen e saj, duke qëlluar me armë zjarri, në dysheme. Nga të shtënat nuk ka shtetas të dëmtuar.

Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë pas marrjes së njoftimit dhe kanë bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar, në tentativë për t’u larguar nga vendi i ngjarjes. Autori i dyshuar është shoqëruar në Komisariat. Gjithashtu, është sekuestruar arma e zjarrit.

Në përfundim të veprimeve hetimore do të jepet informacion më i plotë për rastin”, njofton Policia.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?