Grabitet Posta Shqiptare. Vlonjat hyn me armë zjarri dhe merr lekët e pensioneve

Grabitet me armë zjarri filiali i postës Shqiptare në Gjirokastër. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, ku autori ka hyrë në zyrën e Postës Shqiptare dhe ka tërhequr një sasi të hollash te sporteli ku ndahen pensionet, nën kërcënimin e armës.

Mësohet se pak minuta pas grabitjes, autori është arrestuar nga policia. Në pranga ka rënë 32-vjeçari nga Vlora, Armando K.

Siç mëson gazetarja Metaj, pasi ka tërhequr të hollat, i riu vlonjat, që ishte emigrant në Greqi, është larguar me shpejtësi në drejtimin e poshtëm të qytetit. Menjëherë, policia është vënë në lëvizje, duke e prangosur në zonën e ish-Poliklinikës, në lagjen Meçite, dhe e ka shoqëruar në komisariat.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?