Grabiti 8 hotele në Kretë, arrestohet 18-vjeçari shqiptar
Gjatë ditës së sotme është arrestuar një 18-vjeçar në Hersonissos, Kretë, (Greqi)pasi akuzohet për 8 vjedhje në hotele dhe rezidenca gjatë muajit të shkuar.
Autoritet thonë se i riu hynte në banesa dhe dhoma hoteli dhe merrte para dhe sende të çmuara si bizhuteri, pajisje elektronike dhe celularë, shkruan “Kathimerini”.
Në banesën e shqiptarit, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është gjetur mes të tjerash bizhuteri, një aparat fotografik dixhital dhe portofola.
Gjithashtu, u gjet edhe një sasi e vogël kanabisi dhe një shpatë 51-centimetër, njoftoi policia greke.
KOHA JONË SONDAZH

