Grabiti paratë e një banke, arrestohet 40-vjeçari
Një 40-vjeçar i shpallur në kërkim për grabitjen e një sasie parash të një banke është vënë në pranga sot nga policia.
Bëhet fjalë për Elton Gjinin, i cili ishte në kërkim kombëtar pasi ishte dënuar me 12 vite burg për vjedhje me armë në bashkëpunim.
Grabitja ka ndodhur në 12 mars të 2009, ku janë vjedhur me armë një sasi parash që trasportoheshin nga një bankë në postë.
Njoftimi
Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar.
Bie në prangat e Policisë një 40-vjeçar i shpallur në kërkim për vepren penale “Vjedhje me armë ” , e kryer në bashkëpunim.
Shërbimet e Specializuara në e Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lezhë, në vijim të punës për zbardhjen e plotë të ngjarjeve të ndodhura më parë dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim, me qëllim vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, organizuan punën duke bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit: Elton Gjini, 40 vjeç, banues në Lezhë( me precedentë kriminal).
Ky shtetas, ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë e ka dënuar me 12 vite burgim për veprën penale “Vjedhje me armë” , e kryer në bashkëpunim, ku nga ky dënim ka dhe 6 muaj pa kryer, ngjarje e ndodhur me 12.03.2009, ku kanë vjedhur me armë një sasi parash që trasportoheshin nga një bankë në postë.
-Specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, proceduan penalisht shtetasin K.L.,23 vjeç, banues në Qafë Mali, Pukë, pasi ka kundërshtuar punonjësit e Policisë gjatë një konflikti në lagjen “Besëlidhja ” Lezhë, ku ka marrë dëmtime shtetasi A.M.Shërbimet e Policisë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, punojnë për sqarimin e plotë të kësaj ngjarje dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.