Grabiti punonjësen e Ujësjellësit, ja autori i shpallur në kërkim

Është identifikuar dhe shpallur në kërkim autori i vjedhjes me dhunë ndodhur sot në Babrru, Kamëz, ku një punonjëse e Ujësjellësit ra pre e grabitësve.

Një person i ka marrë 6 milionë lekë punonjëses Manushaqe Lleshi, e cila bëri me dije se për shkak të mungesës së sigurisë në zyrë, i merrte paratë në shtëpinë e saj.

Autori i dyshuar, është i identifikuar si shtetasi me inicialet E(A)Sh 44 vjeç, banues Durrës. Ai u shpall në kërkim pasi sot, rreth orës 07.30, “në vendin e quajtur rruga “Halit Haxhia “ Babrru, Tiranë, nën kërcenimin e thikës, i ka marrë me dhunë nga dora, çantën shtetases 54 vjeç, banuese ne Babrru, Tiranë, punonjëse e Ujësjellësit, ku brenda çantës dyshohet se kishte rreth 6 milon lekë të vjetra”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Materialet proceduriale do t’i kalojnĕ Prokurorise pranë Gjykatës së shkalles parĕ Tiranĕ, pĕr veprën penale te “Vjedhjes me dhunĕ”e kryer ne bashkëpunim , parashikuar nga neni 139 dhe 25 i K.Penal .

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?