Grabitja e argjendarisë në Kamëz, Policia: Në kërkim dy autorët

Policia ka dhënë detaje lidhur me grabitjen e ndodhur pasditen e së mërkurës në një argjendari në Paskuqan, në bashkinë Kamëz. Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 14:50, dy persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në ambientet e argjendarisë në pronësi të shtetasit me iniciale L. L.. Nën kërcënimin e një sendi që dukej si armë zjarri, ata kanë kanosur punonjëset dhe kanë marrë një sasi bizhuterish.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje, kanë ngritur pika kontrolli dhe kanë nisur kontrollet në zonë për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për administrimin e provave, me qëllim identifikimin e autorëve, zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e saj.

Kamëz/Informacion paraprak

Swiss Digital Desktop Reklama

Më datë 05.08.2026, rreth orës 14:50, në Paskuqan, 2 shtetas ende të paidentifikuar, kanë hyrë në ambientet e argjendarisë në pronësi të shtetasit L. L. dhe duke kanosur punonjëset me send në dukje armë zjarri, kanë marrë një sasi bizhuterish.

Swiss Digital Mobile Reklama

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat kanë ngritur pika kontrolli dhe po kryejnë kontrolle për kapjen e autorëve.

Grupi hetimor po punon për fiksimin e çdo prove që do të çojë në identifikimin e autorëve dhe kapjen e tyre, si dhe dokumentimin e plotë të rastit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?