Grabitja e argjendarisë në Paskuqan, gjykata lë në burg Argys Kalasin. Ja çfarë deklaroi 32-vjeçari

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Argys Kalasin, 32-vjeçarin e arrestuar dy ditë më parë për grabitjen e një argjendarie në Paskuqan.

Para gjykatës, Kalasi ka mohuar përfshirjen në grabitjen e ndodhur më 5 gusht, ndërsa ka pretenduar se nuk ka lidhje me maskën e përdorur nga autorët gjatë ngjarjes.

Sipas dëshmisë së tij, 32-vjeçari ka deklaruar: “Maskat i kam qejf dhe i përdor për Halloween. Pasi festoja, i hidhja poshtë. Kjo mund të jetë një nga ato maskat.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, i riu ka refuzuar të tregojë se kush ishte personi tjetër që dyshohet se mori pjesë në grabitjen e argjendarisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?