Grabitja e argjendarisë në Paskuqan. Kapet njëri prej autorëve, tentoi të largohej nga Shqipëria

Policia e Tiranës ka vënë në pranga njërin prej autorëve të dyshuar të grabitjes me armë zjarri në argjendarinë në Paskuqan.

Në pranga ka rënë A. Kalsi, që sipas informacioneve është arrestuar në Qafë Thanë, teksa po mundohej të largohej nga vendi.

Në momentin që ai ka tentuar të kalojë kufirin, Kalsi është arrestuar menjëherë nga blutë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fakt, policia prej disa ditësh e kishte identifikuar të riun si autor të ngjarjes, por nuk e kishte arrestuar, pasi e kishin ndjekur dhe përgjuar në mënyrë që të arrestonin dhe autorin e dytë, për të cilin po punohet për identifikimin e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Grabitja e argjendarisë ka ndodhur më 5 gusht.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?