Grabitja e argjendarisë në Vlorë, flet pronarja e tronditur: Isha me kurriz

Një argjendari ra pre e grabitjes paraditen e sotme në qytetin e Vlorës, ndërsa autori u arrestua shpejt nga policia teksa tentoi që të fshihej nëpër pallate.

E pyetur nga gazetarët e Fax News pas tentativës për grabitje të argjendarisë këtë paradite në qytetin e Vlores pronarja tregon e tronditur se ishte vetem një person që mbante cifte në dorë.

Qëlloi me armë brenda? 

Një person ishte, me cifte

Çfare ju mori ,tentoi të merrte dicka? 

Nuk mund ta shikoja, isha me kurriz. 

Martin Kapllanaj është autori i grabitjes së një argjendarie në qytetin e Vlorës, paraditen e kësaj të enjteje, i cili është arrestuar nga ana e Policisë.

Ai u fut me një armë gjahu dhe ka kërcënuar shitësen në argjendari, ndërsa ka marrë një sasi bizhuterish prej aty. Kapllanaj u arrestua pak minuta më pas nga ana e Policisë, në pallatet pas argjendarisë. Pronarja e argjendarisë është shprehur se nuk e ka parë momentin kur ai ka hyrë në dyqan, pasi ka qemë e frikësuar.

Njoftimi i Policisë:

Vodhi nën kërcënimin e armës së gjahut, një sasi bizhuterish në një argjendari, falë reagimit në kohë të Policisë kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një çantë me bizhuteritë e vjedhura, si dhe arma e gjahut me të cilën kërcënoi pronaren e argjendarisë.

Rreth orës 11:05, ka ardhur një telefonatë se në bulevardin “Ismail Qemali”, në argjendarinë në pronësi të shtetases E. H., kishte hyrë një shtetas, i cili dyshohet se në kërcënimin e armës së gjahut, ka vjedhur një sasi bizhuterish dhe është larguar.

Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë është bërë e mundur që autori i dyshuar, shtetasi M. K., 18 vjeç, të kapej dhe prangosej nga shërbimet e Policisë, në lagjen “Isa Boletini”.

Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale bizhuteritë e vjedhura dhe armën e gjahut me të cilën kërcënoi pronaren e argjendarisë.

Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

SHKARKO APP