Grabitja e bankës, 30 ditë burg për 5 punonjës

Gjykata e Tiranës ka dhënë sot masën e sigurisë për 6 punonjësit e sigurisë së ruajtjes së bankës së grabitur pak ditë më parë.

Për 5 nga punonjësit e akuzuar për “Shpërdorim detyre” Gjykata ka dhënë masën arrest me 30 ditë burg, ndërsa për 1 tjetër ka dhënë masën detyrim paraqitje.

Në vijim të hetimeve për zbardhjen e vjedhjes me armë të “Union Bank”, mesditën e së premtes efektivët e policisë së Seksionit Kundër Krimeve ndaj jetës dhe Pronës në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë kanë bërë ndalimin e 6 punonjësve të sigurisë së ruajtjes së bankës, të cilët akuzohen për “Shpërdorim detyre”.

Me 30 ditë burg janë dënuar Artan Dervishi, 43 vjeç; Dritan Duka, 24 vjeç; Saimir Nikoçi, 32 vjeç; Ilir Syla, 45 vjeç. Ndërsa për Isuf Gjici, 55 vjeç është dhënë masa detyrim paraqitje.

Grabitja e filialit të “Union Bank” tre ditë më parë në Tiranë, ka çuar sot pas hekurave edhe drejtorin e Departamentit të sigurimit të Bankës, i cili akuzohet për shpërdorim detyre. Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se përveç drejtorit të sigurimit, 54-vjeçarit Qirjako Sotir Taçe, në pranga ka rënë edhe 50-vjeçari Robert Anesti Fetah, me detyrë shoqërues i vlerave monetare pranë kësaj banke. Sipas policisë, “këta shtetas janë të dyshuar se kanë bashkëpunuar me autorët e ngjarjes, duke mos ushtruar kompetencat e tyre, si detyrë funksionale, dyshohet se kanë ofruar mundësimin apo krijimin e kushteve për dhënie informacioni”.

SHKARKO APP