Grabitja e bankës, 6 rojeve iu sekuestruan numrat telefonik

Kur kanë kaluar 3 ditë nga grabitja e filialit të “Union Bank”, në bulevartin “Zogu i I”, ende policia nuk asnjë pistë të qartë për arrestimin e 3 autorëve, që tronditën kryeqytetin ditën e premte.

Sipas burimeve nga grupi hetimor, menjëherë pas grabitjes, 6 rojeve të sigurisë iu sekuestruan numrat telefonik, sepse nuk përjashtohet mundësia që ndonjëri prej tyre të ketë qenë bashkpunëtorë në grabitjen e ndodhur pranë stacionit të trenit.

Nga të dhënat paraprake, dyshohet se shuma e vjedhur nga banka, mund të jetë afësisht 300 mijë euro, teksa ishte ndarë në katër thasë.

3 autorët e grabitjes, pasi morën thasët me para dhe rrëmbyen njërën prej makinave të sigurisë u larguan në drëtim të Paskuqanit, për ta braktisur rreht 1.5 km larg vendit të ngjarjes.

SHKARKO APP