Grabitja e Union Bank, ndalohet drejtori i departamentit të sigurimit dhe shoqëruesi i parave

Kur kanë kaluar 3 ditë nga grabitja e filialit të “Union Bank”, në bulevartin “Zogu i I”, policia ka ndaluar sot drejtorin e departamentit të sigurimit.

licia e Tiranës ndaloi 54 vjeçarin Qirjako Taçe me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Po ashtu u ndalua edhe shoqërues i vlerave monetare pranë Union Bank, 50 vjeçari Robert Fetahu.

Këta dy persona akuzohen si bashkëpunëtorë me autorët e grabitjes, pasi nuk kanë ushtruar kompetencat e tyre.

Edhe pse ende policia nuk asnjë pistë të qartë për arrestimin e 3 autorëve, që tronditën kryeqytetin ditën e premte, sipas burimeve nga grupi hetimor, menjëherë pas grabitjes, 6 rojeve të sigurisë iu sekuestruan numrat telefonik, sepse nuk përjashtohet mundësia që ndonjëri prej tyre të ketë qenë bashkpunëtorë në grabitjen e ndodhur pranë stacionit të trenit. Nga të dhënat paraprake, dyshohet se shuma e vjedhur nga banka, mund të jetë afësisht 300 mijë euro, teksa ishte ndarë në katër thasë. Por ka dyshime se kane qene mbi 1 milion euro.

3 autorët e grabitjes, pasi morën thasët me para dhe rrëmbyen njërën prej makinave të sigurisë u larguan në drëtim të Paskuqanit, për ta braktisur rreht 1.5 km larg vendit të ngjarjes.

SHKARKO APP