Grabitja e argjendarisë në Paskuqan, Policia gjen motorin që dyshohet se u përdor nga autorët

Policia e Tiranës vijon hetimet për grabitjen e një argjendarie para disa ditësh në zonën e Paskuqanit.

Mesohet se policia kanë arritur të gjejnë një motor, i cili dyshohet se i përket autorëve.

Dyshohet se dy grabitësit kanë marrë prej andej bizhuteri të shtrenjta me një peshë afro 2 kilogramë flori.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dy grabitësit kanë përdorur si maskë kaskat e motorit, me të cilin mbërritën në vendin që grabitën. Ata ishin të armatosur me një automatik, të cilin e kanë përdorur për presion, por nuk kanë qëlluar. Ndërsa dyshohet se kishin edhe një çekiç, të cilin, nga shpejtësia, e kanë harruar. Pas kësaj ata udhëtuan me një mjet të lyer dhe pa targa, ndërsa u larguan përmes rrugëve dytësore.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?