Grabitja në autostradë, makina e djegur rezulton e vjedhur në Kavajë

 

Makina me të cilën është kryer grabitja e makinës së policisë private e cila po transportonte paratë e një dyqani të një qendre tregtare në autostradën Tiranë-Durrës ishte vjedhur më 19 prill në Kavajë.

Pas grabitjes autorët kanë lënë makinën nja 3 km larg vendit të ngjarjes dhe i kanë vënë flakën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Makina është me targë AA 826 KK

Swiss Digital Mobile Reklama

Detajet kanë dalë gjtë hetimeve të grabitjes bëjnë të ditur burime nga grupi hetimor që po punon zbardhjen e autorëve të grabitjes së ndodhur paraditen e djeshme.

Ndërkohë janë shoqëruar 5 persona në komisariatin nr 6 dhe mes tyre mendohet se mund të jenë dhe autorët e grabitjes ose ata që i ndihmuan të largohen.

Ndërkohë burime nga policia bëjnë të ditur se do të hetohet dhe kompania e sigurisë që transportonte paratë pasi ka dyshime se ka thyer rregullat e transportimit te parave me makinën

Si ndodhi grabitja

Personat e armatosur dhe të maskuar, i kanë dalë në befasi makinës së “Security” tip Mercedes Benz 190-ç me targë AA836 JH. Sipas dëshmitarëve okularë automjeti i grabitësve qëndronte i fshehur në një rrugë dytësore, shumë pranë qendrës tregtare.

Pas grabitjes efektivët e “Security”, qëndruan brenda në makinë në pritje të grupit hetimor.

Menjëherë pas grabitjes, autorët u larguar në drejtim të qytetit të Durrësit.

Policia njofton se, është gjetur një automjet i djegur rreth 3 km larg vendit të ngjarjes shumë pranë Vorës.

Nuk përjashtohet mundësia që autorët e grabitjes të jenë larguar nga Vora me një automjet tjetër i cili I ka pritur atje.

Burime konfidienciale për Ora News pohojnë se shumë e grabitur mund të jetë afërsisht 1 milionë lekë të reja por, ende nuk është konfirmuar zyrtarisht, teksa janë shoqëruar në komisariatin nr 6 për tu marrë në pyetje 6 punonjësit e shoqërisë së sigurisë mes tyre edhe përgjegjesi i kompani.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?