Grabitje në Berat

Grabitet gjatë natës një subjekt në zonën e ish-Kombinatit në Berat.

Persona ende të paidentifikuar kanë marrë një sasi parash dhe janë larguar me shpejtësi pa lënë gjurmë.

“Në datën 07.04.2019,  gjatë natës, tek ish-Kombinati, persona të pa identifikuar, kanë hyrë në ambientet e brendshme të një ndërmarrje dhe kanë marrë një sasi lekësh.

Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë në vendngjarje po punojnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njofton paraprakisht policia.

SHKARKO APP