Grabitja në Rinas, “arrest me burg” për 5 të pandehurit
Gjykata e Krujës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për pesë personat e arrestuar lidhur me grabitjen e rreth 1 milion eurove në Rinas, disa ditë më parë.
Fillimisht gjykata dha masën e sigurisë për dy nga te pandehurit Vangjel Nikollën – Drejtorin e Shërbimeve Aeroportuale dhe Kujtim Picarin – shoqëruesin e vlerave monetare të një banke të nivelit të dytë.
Ndërsa, më pas u dha edhe masa e sigurisë “arrest me burg” për tre të tjerët: Arben Karafili, Shef i stacionit të Kompanisë ICTS, Bledar Blloshmi dhe Fadil Jonuzaj agjentë të sigurisë, punonjës të ICTS-së.
KOHA JONË SONDAZH

