Grabitja në Rinas, dy pistat e hetimit

Grabitësit e parave në aeroportin “Nënë Tereza” përdorën një furgon ngjyrë të bardhë për të hyrë në pistën e aeroportit, ku morën nën kërcënimin e armëve miliona Euro. Gazetari Spartak Koka, tha në studion e “Opinion” se një nga makinat që kanë përdorur grabitësit rezulton të ketë qenë me targa false.

Këto targa i përkasin një automjeti tip “Fiat” ngjyrë e kuqe, të cilat ishin raportuar të vjedhura. Pasi morën paratë, grabitësit u larguan me furgonin me mbishkrimin “Hetimi Tatimor”. Ky mjet u gjet më vonë i djegur nga policia. Po kështu, një makinë e dytë, Mercedes-Benz, u gjet e djegur në një tjetër vendndodhje.

Pista e parë-ka të bëjë me dyshimet e policisë se automjeti Mercedes me targa të vjedhura mund të jetë përdorur si karrem për të shpërqëndruar autoritetet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pista e dytë ka të bëjë me faktin se ky mjet me targa të vjedhura që i përkasin një Fiati, mund të jetë përdorur realisht nga të dyshuarit si makinë e dytë pasi dogjën furgonin me të cilin grabitën paratë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?