Grabitja në Rinas, Felaj: Të rishikohet marrëveshja koncesionare

Kryetarja e Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Ermonela Felaj ka folur për grabitjen e 10 milionë eurove në Rinas. Në një intervistë për RTV ORA, Felaj thotë se është koha që të rishikohen marrëveshjet koncesionare.

”Është koha të shikohen marrëveshjet e ndryshme koncensionare, jo vetëm për sigurinë e Rinasit por dhe marrëveshjet e lidhura para 2013 për pikat kufitare. Marrëveshjet koncensionare janë problematike, pengojnë operimin e policisë në objektet e rëndësisë së veçante”.

Felaj tha se një hap është hedhur, duke kërkuar largimin e policisë private nga objektet e rëndësisë së veçantë, ndërsa këtë gjë do të bëjë “Illyrian guard”. ””Illyrian guard”, do merret me ruajtjen e objekteve të rëndësisë së veçantë, dhe sa me shpejt do ndërhymë në këto marrëveshje.

Swiss Digital Desktop Reklama

E pyetur për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Felaj u shpreh se kjo është kompetencë e Presidentit. Ajo kërkoi nga autoritetet që të gjenden gjithë përgjegjësit e kësaj ngjarje, ndërsa kërkoi hetim nga Prokuroria për Krime të Rënda.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?