Grabitja në Rinas, Gjykata ndryshon masat e sigurisë për 5 të arrestuarit

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur të ndryshojë masat e sigurisë për një nga 5 të arrestuarit për grabitjen e Rinasit. Drejtori teknik i aeroportit Vangjel Nikolla që prej kësaj të enjte ka lënë qelinë për t’u hetuar në arrest shtëpie me mbikqyrje elektronike. Ndryshimi i masës u bë pas kërkesës së vetë të pandehurit dhe avokatit të tij mbrojtës. Në vendimin e saj Gjykata e ka cilësuar se ndryshimi i masës bëhet për shkak të gjëndjes shëndetësore të të pandehurit dhe duke marrë parasysh personalitetin e tij.

Gjykata nuk ka ndryshuar masën e sigurisë për 3 punonjësit e kompanisë private ICTS në Rinas  Bledar Blloshmin, Arben Karafilin, Fadil Jonuzajn si dhe për shoqëruesin e vlerave monetare, Kujtim Picari.

Grabitja në Rinas ndodhi mesditën e 30 qershorit. 3 persona në armatosur dhe të maskuar hynë në pistën e aeroportit dhe grabitën një sasi të konsiderueshme valute. Për këtë ngjarje janë arrestuar vetëm 5 persona, punonjës të kompanisë private dhe ruajtjes së aeroportit dhe shoqëruesit e vlerave monetare të cilët akuzohen për shpërdorim detyre. Ndërkohë që janë ende në kërkim autorët e grabitjes të cilët dyshojnë se janë pjesë e një strukture grupi kriminal që kanë kryer grabitje të tjera

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?