Grabitja, punonjësit e bankës: Mendonim se lëviznin minjtë

Një ditë pas arrestimit nga policia me akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, Gjykata e Tiranës ka dhënë dje masën e sigurisë për dy punonjësit e bankës, Luigj Gjonaj dhe Florian Skarra.

Në të gjitha alarmet e rëna nga e premtja në mbrëmje deri të shtunën, kur sipas hetuesve janë marrë paratë, pretendimi që kanë ngritur si drejtori i bankës Luigj Gjonaj dhe Florian Skarra, shef i sigurisë së filialit është se pas kontrolleve nuk kanë konstatuar asnjë lëvizje të dyshimtë dhe kanë menduar se sinjali i alarmit binte nga ndonjë insekt i mbetur brenda degës, ose lëvizje të minjve, raporton Shqiptarja.com.

Rezulton se në dy prej rasteve kur ka rënë alarmi, dy punonjësit Gjonaj dhe Skarra kanë hapur derën e dhomës dhe kanë kqyrur pa u futur më në brendësi të dhomës, se paratë ishin të palëvizura.

Swiss Digital Desktop Reklama

Burime nga grupi hetimor, thanë se autorët kanë punuar me vegla pune, si daltë e çekiç, për të mos bërë zhurmë. Veglat e gjetura në vendin e ngjarjes, bishta cigaresh dhe shishe uji, janë dërguar për ekspertizë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?