Grabitje banesash! Policia kap 41-vjeçarin, i gjejnë 42 mijë euro dhe 10 mijë dollarë falso

Policia e Vlorës ka arrestuar një 41 vjeçar, pasi akuzohet për grabitjen në një banesë në lagjen “Hajrro Çakërri”. Në kuadër të operacionit “Storm 8” në pranga ka rënë Mariglen Alimuçaj ndërsa vijon edhe kërkimi për kapjen e bashkëpunëtorit të tij.

Në pamjet e publikuara nga kamerat e sigurisë së banesës, shihet teksa 41-vjeçari në bashkëpunim me një person tjetër kanë hyrë për të grabitur. Alimuçaj mësohet se ka precedentë të mëparshëm penalë në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, banesën e të arrestuarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 41 900 euro të dyshuara të falsifikuara, 10950 dollarë të dyshuar të falsifikuar, një dedektor për GPS, një palë targa të huaja, automjetin e dyshuar të përdorur në vjedhje, dy celularë, veshjet e përdorurua nga ky shtetas, një kapele kamuflazhi dhe një palë doreza.

SHKARKO APP